Faton Topalli, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka ftuar në interpelancë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për t’u përgjigjur lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës. Në interpelancë, të cilën mund ta shihni më poshtë, Qeverisë i rekomandohet trefishimi i inspektorëve të punës dhe sigurimi i bazës Ligjore për Sigurimin e Fatkeqësive në punë, transmeton lajmi.net. Përmes interpelancës gjithashtu kërkohet përshpejtimi i ndryshimit të Ligjit të Punës, dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …