PSD e shpreh mbështetjen e saj për vendimin e KShC-së për mos akreditimin e tri universiteteve publike

PSD e shpreh mbështetjen e saj për vendimin e KShC-së për mos akreditimin e tri universiteteve publike

Partia Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e saj për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, atij të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, pasi sipas tyre ky vendim është në përputhje me Ligjin për Arsimin e lartë. Kjo parti ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij, duke i cilësuar deklaratat e tyre të papranueshme dhe të rrezikshme. Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi, përmes një konference për media, ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e krerëve të Qeverisë, duke thënë se ato janë dëshmi e qartë për ndërhyrjet në institucione të pavarura, e  siç thotë janë për motive  klienteliste dhe populiste. Ai i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj që të reagojë kur po zgjidhen militant partiak në krye të universiteteve publike, teksa bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsim. Ndërkaq, anëtarja e kryesisë së PSD-së, Adea Batusha tha se vendimi i KShC-së ka qenë i duhur dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …