Partia Socialdemokrate është e vendosur që të mos e votojë buxhetin e Kosovës për vitin 2019 në lexim të dytë, pa plotësimin e pesë kushteve të vëna për qeverinë e Ramush Haradinajt. Ligji për Dialogun, shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, ligji për pagat, ligji për Qeverinë dhe draftimi i kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019. Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se nuk lëshojnë pe në kërkesat e tyre. Ajo thekson se pa plotësimin e kërkesave të tyre, Qeveria mos të llogaritë në votën e deputetëve socialdemokrat. “Nga 5 kushtet tona të parashtruara në mënyrë që ta votojmë buxhetin, dy nga këto kushte që janë ligji për Qeverinë dhe strategjia për të rregulluar sistemin pensional mund të plotësohen edhe më vonë, sepse është e pamundur që të plotësohen në këtë afat të shkurtër kohor dhe ne e kemi ditur tashmë, por tri kushtet tjera siç janë ajo e funksionalizimit të Ministrisë së Bujqësisë, ligji për pagat dhe ligji për dialogun duhet të përmbushen para se ne ta votojmë buxhetin”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …