PSD-ja ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi një muaj paraburgim për kryetarin e partisë, Dardan Molliqaj dhe aktivistin, Adem Megjuani. Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi edhe policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim. Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë Prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin. Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut. Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne!”, thuhet në reagimin e Partisë Social Demokrate
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …