PSD-ja në konferencën e sotme medie, ka kërkuar lirimin e kryetarit, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie, të arrestuar nga Policia e Kosovës, protestës së PSD-së në kundërshtim të vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Anëtari i Kryesisë së Partisë, Dren Kukaj, ka paraqitur disa fotografi ku dëshmohet e dokumentohet dhuna e përdorur nga Policia gjatë protestës. Në arrestimin e aktivistëve të PSD-së përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova. Dren Kukaj ka thënë se nuk janë përdorur armë nga aktivistët, por nga Policia e Kosovës. Ai ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të merren për bazë faktet dhe të zbardhet e vërteta. Fillimisht asnjë zyrtar apo civil, me përjashtim të gazetarëve dhe të aktivistëve, nuk është i lënduar. Gjashtë aktivistë janë arrestuar. Sot janë në burg për arsyen e vetme, sepse kanë protestuar. Dje vetëm kemi shprehur kundërshtimin tonë ndaj një gjykatë që e cilësojmë të padrejtë për shumë arsye që tashmë janë të njohura për krejt opinionin ka thënë mes tjerash Dren Kukaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …