PSD

PSD kërkon që Goran Rakiq të japë llogari për deklaratat e tij, t’i tërhjek ato ose të shkarkohet nga Qeveria

Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj kanë reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për vendosjen e orës policore në komunat në veri sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë. PSD-ja ka vlerësuar se Rakiqi ose duhet të tërhiqet nga këto deklarata ose të shkarkohet. “Ende nuk pamë asnjë reagim institucional ndaj zëvendëskryeministrit Goran Rakiq i cili haptazi sfidon autoritetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës, ku vet bën pjesë, zëvendëskryeministri Rakiq. Ky rast duhet të trajtohet me urgjencë dhe Rakiq duhet të japë llogari për deklaratat e tij. T’i tërheqë ato ose të shkarkohet”,  është thënë në reagim. Më tutje, PSD-ja ka theksuar se për këtë çështje nuk kanë parë reagime as nga opozita që përbëhet nga Vetëvendosje dhe PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …