PSD: Nuk do ta lejojmë vizitën e Trendafiloves, në Kosovë, në kohën kur Gjykata Speciale po i persekuton luftëtarët e UÇK-së

Pasi është paralajmëruar se kryetarja e Gjykatës Speciale të Hagës, Ekaterina Trëndafilova, më 29 nëntor do të vijë në Prishtinë, PSD-ja do të organizojë protestë ka me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se nuk do ta lejohet mbarëvajtja e  kësaj vizite në kohën kur Gjykata Speciale është duke i persekutuar luftëtarët e UÇK-së. Më 29 nëntor në orën  14:30 në hotel ‘Sirius’ është paraparë të vijë, kryetarja e Gjykatës Speciale. Siç e dini çdo vizitë të saj, PSD-ja e ka kundërshtuar duke u bazuar në parimin që kjo gjykatë është gjykatë e cila nuk respekton rendin kushtetuese e demokratik të Kosovës. Vepron jashtë tij dhe simbolet e Kosovës nuk i ka fare. Ajo çfarë ne mund të themi  është që vizita e saj është vizitë për imazh.  Zonja Trendafilova  nuk është e mirëpritur në Kosovë. Nuk besojmë që mund të sillemi normalisht karshi një gjykate që nuk është normale. Kjo gjykatë i ka ndalur të drejtat që janë të garantuara, siç është e drejta për vizitë dhe për komunikim me familjarët. I ka izoluar. Po i ndjekin politikisht, i ka izoluar nga bota e familja. Nuk dihen as arsyet e as shkaqet. Në këtë rrethanë të persekutimit të secilit luftëtar, ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet. Ne do të jemi në protestë të mërkurën në orën 14:00. Për të pamundësuar e për të treguar se ajo nuk është e mirëseardhur. Bëj thirrje që me asnjë çmim ajo mos vijë në Prishtinë ka thënë Molliqaj, duke kërkuar përkrahje nga të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së dhe deputetët që të dalin në protestë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …