Një muaj janë bërë qëkur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u zotua për plotësim të kërkesave të Partisë Socialdemokrate, si kusht për votimin e Projektbuxhetit për këtë vit. Njëri prej kushteve është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Mirëpo, edhe një muaj pas dhënies së premtimit, zyrtarët e Qeverisë nuk janë përgjigjur nëse do të shkarkohet ministri që vjen nga Lista Serbe. Ata kanë thënë se i kanë votat për Projektbuxhetin. Në anën tjetër, zyrtarët e PSD-së kanë thënë se qëndrojnë pranë kushtit për shkarkimin e Rikalos, si dhe pranë kushteve të tjera rreth buxhetit. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Buxhetin, por vetëm pasi Qeveria u zotua për përmbushjen e pesë kushteve të PSD-së, si kusht për votim.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …