Publikimi i raportit, “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”, nga Demokraci Plus

“Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

Lidhja e marrëveshjeve për shërbime të veçanta (MShV), në fakt keqpërdorimi i tyre, është trajtuar në këtë raport si vazhdimësi e raportit të vitit 2022. MShV-të vazhdojnë të keqpërdoren në masë të madhe nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal. Keqpërdorimet apo shkeljet më të shpeshta kanë të bëjnë me plotësimin e pozitave të rregullta në shërbimin civil përmes MShV-ve, si dhe mos përdorimin e drejtë të procedurës së rekrutimit.

Në raportin e publikuar nga D+ janë përfshirë gjetjet e monitorimit të lidhjeve të marrëveshjeve për shërbime të veçanta nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Ministria e Ekonomisë, për të cilat janë analizuar kontratat për shërbime konsulente, ndërsa për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Postën e Kosovës, janë analizuar kontratat për përfaqësim ligjor.

Disa nga gjetjet e raportit janë:

Ministria e Financave Punëve dhe Transfereve ka shfrytëzuar procedurat e prokurimit për shërbime të veçanta, si mundësi rekrutimi për ato konkurse që i kanë dështuar;

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) për të tretin vit me radhë kontrakton të njëjtin konsulent;

Posta e Kosovës kontraktoi një kompani ligjore për punë të njëjta siç edhe ka përshkrimin Drejtoria për Çështje Ligjore në këtë kompani.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka paraqitur kërkesa minimale lidhur me përvojën e punës për të kontraktuar ekspertë/konsulentë.

Në këtë drejtim, D+ rekomandon:

Institucionet duhet të ndalojnë punësimin e personave për punë rutinore në zyre/departamente/drejtori, në emër të nevojës për konsulentë apo ekspertizë për punë specifike.

Të bëhet ri-sistematizimi i stafit nëpër institucione duke analizuar nevojat për staf shtesë, konform përgjegjësive që kanë.

 Mungesa e stafit nëpër institucione duhet të adresohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) e cila është përgjegjëse për administratën publike.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …