Protesta e veteranëve

Publikimi i listave përfundimtare të kategorive të luftës bëhet brenda këtij muaji

Përveç rreth 26 mijë veteranëve, të cilët kanë qenë të verifikuar në listat paraprake të shtatë zonave operative të UÇK-së, Shtabit dhe njësive vatrëse, tani  do t iu shtohen edhe shumë veteranë të tjerë, të cilëve  statusi u është njohur pas ankesave. Ende nuk dihet numri i ankesave të veteranëve, që kanë fituar statusin nga gjithsej 22 mijë sa ishin pranuar nga Komisioni Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së. Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bëjnë të ditur se  Komisioni Qeveritar janë ka shqyrtuar deri tani rreth 99 për qind e të gjitha ankesave të pranuara. Komisionin pret që publikimi i emrave  të bëhet brenda këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …