Publikohen Exit Pollet për rezultatet e zgjedhjeve të sotme. Sipas këtyre të dhënave, vërehet një rënie e madhe e partisë Vetëvendosje në rreth 37 për qind, ndërsa partitë tjera dhe koalicionet kanë rritje të numrit të votave. Sipas këtyre parashikimeve të bazuara në anketime, del se Partia Demokratike e Kosovës i ka marr rreth 23 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 20 për qind të votave, Koalicioni për Kosovën Fituese ( AAK-Nisma, E-30 Lista Ideal ) rreth 8 për qind të votave. Lista për Familjen nuk ka marrë mbështetje të mjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind. Të dhënat zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve jepen vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
