Publikohet agjenda zyrtare e aktiviteteve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga komuna e Skënderajt

Komuna e Skënderajt ka publikuar të hënën agjendën zyrtare me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlimtare të Kosovës e cila mbahet me datat 5, 6 dhe 7 mars 2025.

Sipas agjendës së komunës të publikuar në faqën zyrtare të saj në facebook, me 5 mars ora e parë mësimore në shkolla i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Në ora 9.00 bëhen homazhe nga Komuna e Skënderajt në bashkëpunim me MK “Veteranët e UÇK”-së, Klubin Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, Federatën Aeronautike të Kosovës, Federatën Shqiptare të Aeronautikës, Federatën e Motoçoklizmit të Kosovës dhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

10.00 Seanca solemne nga Kuvendet e komunave të Republikës së Kosovës.

12.00 Rreshtimi i Kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

14.00 Turne në Futsall në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skënderaj.

14.30 Turne në Volejboll në Skënderaj.

E enjte me 6 mars

10.00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

10.00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve

12.00 Parakalimi i motor klubeve në Skënderaj

19.00 Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë

E premte 7 mars

19.00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës

19.00 Nata e zjarrëve në Prekaz

19.00 Programi Artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit ku …