Publikohet “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” Komuna e Rahovecit me performancë të mirë në nivel vendi

Është publikuar raporti “Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave” ku janë prezantuar gjetjet e anketës me 3337 biznese nga 38 komunat e Kosovës, gjetje këto përmes së cilave është arritur deri te vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të mjedisit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Kjo është hera e gjashtë që USAID-i në Kosovë zbaton studimin e IKK-së me qëllim të orientimit të reformave të politikave publike, bazuar në dëshmi. Indeksi ka 8 nënindikatorë, e para barrierat e hyrjes në biznes, e dyta transparenca në informim, e treta pjesëmarrjen dhe parashikueshmërinë, kostot kohore, taksat dhe tarifat, administratën komunale, fuqinë punëtore dhe shërbimet mbështetëse për bizneset dhe infrastruktura. Kosova ka nevojë për një politikbërje që bazohet në evidencë dhe që merren masa pastaj për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për bizneset të cilat operojnë në komunën e Rahovecit, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …