Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përgatitur dhe publikuar raportin e përfituesve të bletarisë dhe blegtorisë. Komisioni në përbërje të plotë në takimet e mbajtura ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e fermerëve të cilët kanë aplikuar në sektorin e Bletarisë sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në Thirrjen Publike “Përkrahja e fermerëve me mekanizëm bujqësor” me Nr. Protokolli 3924 e datës 13.08.2021. Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve, komisioni ka bërë përzgjedhjen e 36 (tridhjetë e gjashtë) aplikuesve të cilët kanë përmbushur kushtet dhe kriteret në bazë të thirrjes për aplikim që të jenë përfituesit në sektorin e bletarisë. Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për ti nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 15.04.2022 ( E Premte). Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 5 ditë nga data e publikimit të rezultateve.
Raporti për bletari: https://kk.rks-gov.net/…/2022/04/Raporti-per-bletari.pdf
Raporti për blegtori: https://kk.rks-gov.net/…/2022/04/Raporti-per-blektori.pdf