Raporti për “Indikatorët bazë të performancës për regjistrimin e bizneseve në Kosovë” paraqet një përmbledhje të indikatorëve kryesorë, që ndërlidhen me procesin e regjistrimit të bizneseve, duke përfshirë kohën mesatare për regjistrimin e bizneseve, numrin e përgjithshëm të bizneseve të regjistruara, ndarjen e bizneseve të regjistruara sipas gjinisë dhe indikatorë të tjerë. Raporti është rezultat i një vlerësimit të përbashkët të kryer në gjysmën e parë të vitit 2016 nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës me përkrahjen e Projektit të USAID-it “Partneritetet për Zhvillim” dhe evidenton në mënyrë të qartë përmirësimin e dukshëm dhe gradual të procesit të regjistrimit të bizneseve në vitet e fundit. Njëri nga qëllimet kryesore të këtij Raporti është krijimi i kornizës së nevojshme për matjen e rregullt të performancës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe qendrave të regjistrimit në komuna dhe planifikohet që të përgatitet dhe publikohet në mënyrë të rregullt.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …