leoni

Punë e jashtëzakonshme për mjedisin, largohen rreth 400 tonelata mbeturina

Edhe pse aksioni i shtrirë në mbarë vendin për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën” ka përfunduar tash e sa kohë, në akordim të plotë me politikat lokale mjedisore dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ekipet e mirëmbajtjes nga KRM “Pastërtia” dhe “Ambienti” po vazhdojnë me intensitet të lartë angazhimin në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave. Një aktivitet të tillë ata e realizuan në zonën prapa Shkollës së Mesme Ekonomike “Faik Konica”, përkatësisht pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj si dhe në rrugën “Uran Tinova”. Nga puna disa orëshe e punëtorëve të palodhshëm të “Pastërtisë” dhe “Ambientit”, ku të pranishëm për të mbikëqyrur punën e tyre ishin edhe krerët e këtyre kompanive u larguan rreth 400 tonelata mbeturina të ngurta të grumbulluara për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Këtë e konfirmoi drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili. Komuna e Ferizajt para pak javësh u zgjodh komunë kampione në garën republikane për angazhimin në pastrimin e mjedisit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, me ç’rast përfitoi grant në vlerën 150,000.00€. Autoritetet lokale i bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë mjedisin nga ndotja, duke denoncuar rastet në Inspektoratin e Komunës, në të kundërtën do të zbatohen gjoba të ashpra kundrejt ndotësve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …