Punëtorët e Administratës komunale të Skenderajt kanë protestuar për të dytën ditë me radhë

Me qëllim të kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Kryetarit, Sami Lushtaku, punëtorët e Administratës komunale të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot për të dytën ditë më radhë.

Protestuesit kanë bërë edhe një herë thirrje që të zhveshët drejtësia nga politika. Ata kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që të marrë vendim të drejtë dhe pa anime në rastin e z. Lushtaku.

Protesta do të vazhdoj edhe nesër me një protestë gjithë qytetare në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj në ora 12:00.

Organizatorët ju kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të Skenderajt që të bashkëngjiten në protestën e nesërme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …