leoni

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot hyjnë në grevë 24-orëshe

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot hyjnë në grevë 24-orëshe

Me një duartrokitje e kanë përfunduar grevën punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Të mërkurën, në ditën e tretë të grevës, ata pasi që kanë qëndruar për gjashtë orë jashtë terminalit të Aeroportit, në ora 14:00, janë shpërndarë të qetë. Shkaku i grevës, janë anuluar tri fluturime, ai për në Zurich, ai për Dusseldorf dhe ai për Stuttgart, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë që një aeroplan i paraparë të aterojë në Prishtinë nga Zurichu, ka ateruar në Shkup, dhe pastaj udhëtarët janë sjellë në Prishtinë nga Shkupi me autobus. Në disa fluturime të tjera ka pasur vonesa. Sindikalistët kanë thënë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave. Por, në mbledhjen e mbajtur në orët e mbrëmjes të së mërkurës Kuvendi i Sindikatës ka vendosur që sot të mbajë grevë 24-orëshe. Ndërkohë që zyrtarë të Aeroportit kanë thënë se do të veprojnë në varësi të hapave që do të ndërmarrë Sindikata.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …