Punëtorët e “Infrakosit” sot kanë mbajtur një protestë njëorëshe prej orës 08:00 deri në orën 09:00, pasi që ka vonesa në marrjen e pagës së muajit shtator dhe tetor. Krahas pagave të këtyre dy muajve, punëtorët e kësaj kompanie hekurudhore kanë kërkuar edhe shlyerjen e borxhit të trustit pensional. Kryetari i Sindikatës së Pavarur “Infrakos”, Hysen Nikqi tha se sot përmes kësaj proteste njëorëshe po e shprehin revoltën karshi menaxhmetit i cili nuk po i plotëson kërkesat minimale të këtyre punëtorëve. Përpos pagës dhe trustit, ai tha se kërkohet edhe që punëtorët e shërbimit ekzekutiv të pajisen me uniforma dhe rroba mbrojtëse si dhe të bëhet pagesa e borxheve të anëtarësisë së Sindikatës për muajt e kaluar të vitit 2019. Nikqi tha se situata po vështirësohet pasi për gjendjen e krijuar askush nuk po merr përgjegjësi dhe se kërkesat e tyre ndër vite kanë hasur në vesh të shurdhër. Ai shtoi se për kërkesat e punëtorëve menaxhmeti është i njoftuar tash e 2 javë dhe se nëse nuk ndërmarrin asnjë veprim do të vazhdojnë me grevë të përgjithshme.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …