Njësitë prodhuese të KEK-ut kanë filluar protestat sot duke thënë se Qeveria po rrezikon stabilitetin energjetik pas shkarkimit të Bordit. Sindikata e kësaj korporate në një komunikatë janë shprehur të shqetësuar për shkarkimin e bordit duke thënë se është bërë për qëllime dhe interesa politike. “Nuk po vlerësohet rreziku dhe sakrifica qe jemi duke e bërë edhe tani në këto kohe të vështira nga epidemia kur punëtorët tanë po rrezikojnë jetën e tyre dhe familjet për të prodhuar rrymë dhe për të garantuar stabilitet energjetik. Jemi të shqetësuar qe po nxitet përçarje e brendshme dhe po synohet të krijohet opinion se jemi çerdhe e ndonjë partie politike. Jemi të shqetësuar se përveç deklarimeve publike po ka ndërhyrje direkte edhe tek punëtorët për të formuar grupe dhe militantë qe nxisin përçarje dhe urrejtje ndaj njeri tjetrit. Jemi të zhgënjyer me tendencën për të krahasuar KEK-un me cilën do ndërmarrje tjetër vetëm për të arritur qëllime politike”, thuhet në reagim
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …