Punëtorë Korporatës Energjetike të Kosovës protestojnë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit

Punëtorët e KEK-ut protëstojnë sot në Prishtinë në kërkim të marrëveshjes kolektive dhe kushteve të tjera të punës

Punëtorët e KEK-ut protestojnë nga orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, para Zyrës të kësaj kompanie Sindikata e Korporatës Energjetike kërkon marrëveshje kolektive në nivel të KEK-ut, Pagë jubilare jo vetëm për periudhën 2015-2017, revitalizim të Termocentralit Kosova A, Rishikimin e ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shujtës së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€. “Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës sot me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin “Nënë tereza” para Zyres Qëndrore të KEK-ut të Protestojmë për marrëveshjën kolektive në nivel të KEK-ut,  paga jubilare të jipen në vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-2017, ivitalizimin e Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi( mbyllja) dhe rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€”thuhet në njoftim e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …