Punëtorët e KEK-ut sot kanë protestuar, në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave. Ata kanë brohoritur “Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Marre me rrejt”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime. Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve. Përveç kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, KEK-u do të falimentojë. I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …