Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli” janë përplasur me Policinë, pasi bënë përpjekje të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli” janë përplasur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë përpjekje të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. “Mos na diskrimino, punëtorët nuk janë të privatizuar, Kosovës plus 1000 raste sociale, kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve. Ndërkohë deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka përkrahur protestën e punëtorëve të Ferronikelit. Kërkesë kryesore e punëtorëve ishte që të ndërmerren veprime konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …