Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur protestuan para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur protestuan para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. “Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar punëtorët e  kësaj kompanie të cilët  po protestojnë për herë të dytë për të kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës, pasi që ata mbetën pa punë prej 8 tetorit kur edhe u ndal prodhimi në këtë fabrikë. Puna në “Ferronikel” u ndal për shkak të krizës energjetike ku aktualisht kanë mbetur pa punë rreth 1 mijë punëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …