Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” kanë paralajmëruar protesta para Qeverisë së Kosovës. Sindikata e pavarur e punëtorëve të Ferronikelit ka paralajmëruar se protesta e radhës do të zhvillohet të martën, më 23 nëntor, nga ora 12:00 – 12:30, me kërkesat që tu bëhet zgjidhje për kthimin në punë. “Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19” thuhet në njoftimin e sindikatës së pavarur të punëtorëve të Ferronikelit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …