Punëtorët e Administratës Komunale dhe ata të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të protestojnë për një orë para objektit të Komunës së Skenderajt, për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun, kryetar i kësaj komune. Ata do ta shprehin kundërshtimin e tyre me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër Sami Lushtakut. Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me procese të motivuara politikisht. Organizatorët e protestës do t’i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme ta zhveshë drejtësinë nga politika. Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Skenderajt në orën 8:00 deri në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …