Pasi është bërë i ditur lajmi se kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka hyrë në grevë urie për shka të mos trajtimit në spital Udhëheqja e punëtorëve të administratës komunale dhe udhëheqja më e lartë e Komunës së Skenderajt, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar me këtë rast
Pas kësaj mbledhjeje është marrë vendim që e tërë nëpunësit e administratës komunale të hyjnë në grevë nga dita e hënë.
Më këtë rast, komuna e Skenderajt shpreh edhe shqetësim për trajtimin e padrejtë dhe johuman të kryetarit Sami Lushtaku”. Më tej, kjo komunë kërkon nga kryetarja e Kosovës, Avokati i Popullit dhe institucionet e tjera relevante që të reagojnë “karshi shkeljes së rëndë të të drejtave elementare njerëzore ndaj z. Lushtaku”.
“Privimi nga e drejta për të marrë shërbime shëndetësore është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sa për dijeni të institucioneve dhe opinionit publik, shërbimi shëndetësor nuk u ndalohet as robërve të luftës. Gjendja shëndetësore e z. Lushtaku është serioze dhe ndalimi i ofrimit të shërbimeve adekuate mjekësore përbën rrezik për jetën e tij, prandaj kërkojmë nga institucionet relevante kompetente që të marrin masa urgjente në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, që është shqetësim jo vetëm i familjes Lushtaku por edhe i institucioneve lokale të Skenderajt dhe qytetarëve të kësaj treve”, thuhet në komunikatën njoftuese të Komunës së Skenderajt.