leoni

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan sot në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan sot në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan sot në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve. “Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit as dy euro, tha Llumnica. Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën e tyre të kahershme  për rritjen e pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …