Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestuan edhe sot

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestuan edhe sot

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestuan edhe sot kundër largimit të tyre nga puna. Ata protestuan para ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë dhe kërkuan kthimin e tyre në vendet e punës nga ku janë larguar më parë nga menaxhmenti i KEDS-it. Ata i kanë bërë thirrje menaxhmentit të KEDS-it që të shqyrtojnë edhe njëherë vendimin e t’i kthejnë punëtorët në vendet e tyre të punës. Po ashtu punëtorët kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Diaspora e Kosovës – potencial i pashfrytëzuar diplomatik

Diaspora e Kosovës mbetet një potencial i madh, por ende i pashfrytëzuar në diplomacinë ndërkombëtare. …