Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar sërish para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos marrjes së pagave për më shumë se një vit. Përveç pagave, ata kërkojnë edhe kthimin e tyre në vendet e punës dhe miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Ibadete Hasani-Berisha, punëtore e Lotarisë, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, derisa u shpreh se punëtorët janë lënë në harresë dhe se janë në gjendje të vështirësi financiare. Ajo tha se tashmë më shumë se një vit këta punëtorë nuk kanë marrë pagat, derisa kërkoi që qeveria sa më shpejt të miratojë ligjin për Lotarinë e Kosovës. Punëtorët shprehen të zhgënjyer që aksionari, në këtë rast Qeveria e Kosovës, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që ata të mund të marrin pagat e tyre. Avdullah Ademaj, përfaqësues i Lotarisë së Kosovës nga Komuna e Pejës, tha se do të protestojnë derisa të realizohen kërkesat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …