Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës këtë të hënë pritët sërish të dalin në protestë para objektit të Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës këtë të hënë pritët sërish të dalin në protestë para objektit të Qeverisë. Përkundër se këtë fillim jave ata protestuan, kërkesat e tyre nuk po merren parasysh dhe përmes protestës së dytë ata presin nga institucionet përgjegjëse që të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës. Anëtar i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, Ismet Uka në një intervistë për KosovaPress, thotë se përmes kësaj proteste ata do të bëjnë trysni që kërkesat e tyre thelbësore të realizohen. Uka thotë se kjo situatë i ka sjellë ata për dy muaj në gjendje të rëndë financiare, pasi sipas tij, kanë mbetur pa paga dhe të gjithë punëtorët janë mbajtës të familjeve. Anëtari i kryesisë, mes tjerash i renditi të gjitha kërkesat e tyre karshi Qeverisë, duke theksuar se deri në realizim të qëllimit të tyre nuk do të ndalojnë protestat. Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi, ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …