leoni

Punëtorët e MKRS-së nga sot do të jenë grevë për të kundërshtuar që objekti i kësaj ministrie t'i kalojë Presidencës

Punëtorët e MKRS-së nga sot do të jenë në grevë për të kundërshtuar që objekti i kësaj ministrie t’i kalojë Presidencës

Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS ka njoftuar se nga sot do të jenë në grevë. Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që objekti i MKRS-së, t’i jepet Presidencës. Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi ka njoftuar greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike. Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS, po ashtu do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.Ky i fundit të mërkurën mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …