Punëtorët e Qendrës për Punë Sociale, në Komunën e Skenderajt, kanë vizituar nënën vetë ushqyese në Klinë të Epërme

Punëtorët e Qendrës për Punë Sociale, në Komunën e Skenderajt, përsëri kanë vizituar nënën vetë ushqyese në Klinë të Epërme. Komuna e Skenderajt edhe me herët i ka ofruar banim tek banesat sociale zonjës Tahiri, ndërsa punëtorët kanë arritur që ta bindin që ajo se bashku me fëmijën e saj të vendoset në këto banesa. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se hoxhë Halil Kastrati ka ofruar ndihmë për mobilimin e banesës brenda dy ditëve. “Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e banesës për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë. Faleminderit i nderuar hoxhë për tërë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, ka thënë Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …