leoni

Telekomi

Punëtorët e Telekomit të Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë lidhjen e një kontrate të re me Z-Mobile

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme me qëllim të parandalimit të lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, teksa ata po paralajmërojnë edhe padi ndaj kësaj kompanie. E kontrata në mes të Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovë ka validitet vetëm edhe sot, 30 korrik 2019, ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shkëputjen e kësaj kontrate, përveç një deklarimi publik që udhëheqësit e Telekomit e bënë ditë më parë. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj thekson se punëtorët e Telekomit në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë lidhjen e një kontrate të re me Z-Mobile por dhe  paralajmëron edhe ashpërsim të veprimeve të tyre sindikale. Për dëmet e shkaktuara Telekomit Balaj thotë se do ngrisin padi ndaj Z-Mobile, madje nëse është nevoja thotë se do padisin edhe menaxhmentin e Telekomit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …