Punëtorët shëndetësor shprehen të indinjuar në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë në Pakon Fiskale Emergjente

Punëtorët shëndetësorë të indinjuar në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë në Pakon Fiskale Emergjente

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, i ka dërguar letër kryeministrit ne detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se në në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësor bazuar në Pakon Fiskale Emergjente respektivisht Masa-6. “Po jua rikujtojë se para marrjes së vendimit tuaj në mbledhjen e Qeverisë ne me datë 29 Mars u jemi adresuar duke kërkuar që në këtë Pako të futen të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës duke filluar nga punëtorët e sigurimit, punëtorët e pastrimit, bartësit, vozitësit, punëtorët e shërbimeve teknike dhe të administratës, IT,profilet jo-mjekësore të punësuar në institucione shëndetësore, infermierët, mjekët, specialistët e të gjitha fushave mjekësore, farmacistët, psikologët, stomatologët e gjithë të tjerë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …