Punëtorët shëndetësorë të të gjitha niveleve në gjithë Kosovën sot nga ora 7 kanë hyrë në grevë 24 orëshe

Punëtorët shëndetësorë të të gjitha niveleve në gjithë Kosovën sot nga ora 7 kanë hyrë në grevë 24 orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 7 e mengjesit do të mbahet greva 24 orëshe në të gjitha Institucionet Shëndetësore të vendit si te sistemi primar, sekondar dhe terciar. FSHK ka kërkuar që greva të ketë përkrahjen e Institucioneve Shëndetësorë Private. Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit. “Kërkesat tona janë kërkesa për ngritjen e mirëqenies sociale të punëtorëve shëndetësorë të cilat kërkesa duhet të implementohen nga Janari 2019”, thekson FSSHK.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …