Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjatë takimi të Këshillit Drejtues të kësaj federate, me shumicë votash ka marrë vendim që më 13 dhjetor të mbahet grevë e përgjithshme në tri nivelet e sistemit shëndetësor me moton “Presim pagat me ligjin e ri”. Greva do të mbahet duke filluar nga orën 07:00 deri në orë 15:00, me kërkesën për implementimin e Ligjit për pagat që ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, por që është dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Vendimin për grevë po ashtu për ditën e premte pritet ta marrë gjatë ditës se sotme edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …