Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës njofton se sot kryetari i kësaj Sindikate Jusuf Azemi me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Asim Vokshi ”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, “Ismail Qemaili”, “ Pjetër Bogdani”, të cilët janë duke bërë grevë në lidhje me pagat. “Të gjithë përfaqësuesit e shkollave përcollën mesazhet e punëtorëve se nuk lëvizin nga greva për derisa nuk realizohet pagesa e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Sindikatës. Në komunikatë theksohet se të gjithë drejtorët e shkollave po sillen mirë me grevistët dhe po tregojnë solidaritet, por një mbështetje e fuqishme po u vjen edhe nga punëtorët e arsimit gjegjësisht mësimdhënësit. “Kështu do të veprohet deri me 18 shtator, pas kësaj date nëse pagat nuk paguhen atëherë do të ndryshojë strategjia e grevës”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …