Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Punëtorët teknik të UP-së, shkollave në Prishtinës dhe Qendrës Studentore, të martën protestojnë dhe hyjnë në grevë

Punëtorët teknik në Universitetin e Prishtinës, shkollave në kryeqytet dhe Qendrës Studentore, të martën pritet të nisin protestat dhe grevat, duke kërkuar paga 350 euro. Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro. Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private. Ndërsa, Milaim Sopi, kryetari i Shoqatës nga shkolla fillore “Dardania”, tha se sikur edhe disa punonjës të disa shkollave të tjera do të mbajnë protestë prej javës së ardhshme për realizmin e kërkesave në rritjen e pagave. E ky propozim për protestë dhe greva u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive të tjera në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …