Punëtorët teknikë, ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës si dhe të Qendrës së Studentëve, prej ditës së djeshme kanë hyrë në grevë, ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët. Ai po ashtu tregoi se grevës iu kanë bashkuar 260 punëtorë. Grevistët kanë thënë për mediet se ata po kërkojnë të kenë kushte të barabarta me punëtoret teknikë, të cilët punojnë në kuadër të institucioneve të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …