leoni

Punëtorët teknikë të Universitetit të Prishtinës protestojnë me moton “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”

Punëtorët teknikë të UP-së protestojnë me moton “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”

Punëtorët teknikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar para rektoratit të UP-së. Me pankarta në duar, “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”, ata kanë kërkuar që të përmirësohen pagat dhe kushtet e punës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të lejoj që punëtorët e sektorit privat të diskriminohen si deri më sot. Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të UP-së, Hysni Gashi, ka theksuar se është një kontratë që ende nuk është nënshkruar dhe nënshkrimet gjithmonë janë bërë pa prezencën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …