Punimet te sheshi “Calmy Rey” po finalizohen

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot sheshin “Calmy Rey” përkatësisht rrugën në të cilën intensivisht është duke u punuar dhe është duke u finalizuar ndërsa sot është bërë sinjalizimi i kësaj rruge. Po ashtu, komuna e Vitisë është duke vazhduar punimet edhe në rregullimin e rrugës Sllatinë e Poshtme – Viti dhe në rrugën afër palestrës sportive në fshatin Drobesh, e cila lidhet me rrugën Viti – Sllatinë. Këto rrugë do të krijojnë mundësi të shumta dhe lehtësim për qarkullimin e qytetarëve vitias.

Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë, natyra dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …