Me gjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, sheshet e rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Ferizajt, po mirëmbahen vazhdueshëm nga të palodhshmit punonjës të KRM “Pastërtia”, duke siguruar hapësira të pastërta për qytetarët. Në kushte të vapës ekstreme, secili nga ne duhet t’ia lehtësojmë punën punonjësve të pastrimit, duke i hedhur mbeturinat në qese të mbyllura brenda në kontejnerë, në kohë dhe vendin e caktuar, gjersa mbeturinat inerte (mobilie, sanitari, pajisje elektro-shtëpiake etj) duhet të hedhen në deponinë e caktuar në Dremjak.
Për Ferizajn e pastër, kemi detyrime të gjithë!