Nëpërmjet një komunikate, punonjësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë shpreh të pakënaqur me kategorizimin për ligjin e pagave. Siç shprehen në komunikatë ata kërkojnë nga komisioni parlamentar rregullimin e koficientëve të shërbyesve civil me ligjin për paga. Ata, shtojnë se janë gjenerues të të hyrave financiare. Këta punonjës sqarojnë se në rrafshin profesional mjeket veterinar janë të barabartë me ata human, kohëzgjatja e studimeve është e njëjtë 6 vite studim, kanë numrin e njëjtë të kredive gjate studimeve. Inspektorët sanitar shumë nga ta janë me profesion të mjekësisë humane si epidemiolog. Në fund, ata theksojnë se në rast se kërkesa e jonë nuk do të merret parasysh nga komisioni parlamentar dhe deputet e Kuvendit të Kosovës, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masat bojkotit të punës me grevë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …