Punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj, u angazhuan në mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve Shtëpia Ime. Tani kopshti i QMFG-së ka pamje të bukur, të pastër dhe gjelbëruese. Së bashku mund të krijohen ndryshime pozitive për mjedisin tonë!