Raporti i tremujorit të parë i Komisionit Europian për vendet kandidate ka paralajmëruar se shtetet e Ballkanit do të vuajnë pasojat që kanë shkaktuar në ekonominë globale sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. “Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt pritet të ketë një ndikim negativ në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmes kanaleve të ndryshme të transmetimit. Në veçanti, rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe transportit po nxisin një përshpejtim të mëtejshëm të inflacionit, gjë që i shtyu bankat qendrore të rajonit të fillojnë të rrisin normën e politikës monetare pas një periudhe të zgjatur të politikës monetare lehtësuese”, thuhet në raport.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës
Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
