Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin në një intervistë dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’, ka folur midis të tjerash edhe për Kosovën. Në kontekstin e krahasimit me Krimenë, kryetari rus ka thënë se Kombet e Bashkuara patën vendosur që Kosova të jetë e pavarur. “Sipas Kombeve të Bashkuara secili komb ka të drejtë për vetëvendosje, vetëm merreni Kosovën si shembull. Atë botë ishte vendosur nga Kombet e Bashkuara se Kosova mund të ndahet nga Serbia dhe të jetë e pavarur dhe interesi i qeverisë së Serbisë duhet që të qëndroj prapa atij vendimi. Këtë ju mund ta lexoni në të gjitha dokumentet madje edhe në gjermanisht”, është shprehur Putin. Pyetjes nëse ka ndonjë dallim midis dy rasteve, pasi që Serbia kishte bërë luftë ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke i përzënë nga vendi, kryetari rus i ka bishtnuar, duke thënë se ka pasur ndërhyrje ushtarake nga Perëndimi ndaj Serbisë. “Nëse populli i Kosovës, ka të drejtë për vetëvendosje, a nuk duhet që edhe populli i Krimesë ta ketë këtë të drejtë? Unë mendoj se të gjithë duhet të respektojmë rregullat ndërkombëtare dhe jo t’i ndryshojmë sa herë që atyre iu konvenon”, ka deklaruar Putin për gazetën gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …