Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sholz. Ai u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën është i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare. Putin u shpreh se ishte gati të kërkonte mënyra të tjera për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës. Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë atë të drithërave në Ukrainë nga portet e Detit të Zi”, është shprehur Putin ndërsa ka konfirmuar se Moska është e gatshme të rinisë negociatat me Ukrainën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …