Putin thotë se sulmet e reja në Siri, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare

Putin thotë se sulmet e reja në Siri, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, në bisedë me kryetarin e Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë se sulmet e reja eventuale në Siri, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e Amerikës dhe aleatëve të saj. Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë nga SHBA-ja, Franca e Britania e Madhe do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet në kumtesën e Kremlinit. “Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo, sipas Moskës zyrtare,  në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …