Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës. Kjo parti kishte kërkuar nga PZAP-i që ta urdhërojë KQZ-në që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove dhe fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës. Votat kishin ardhur pesë ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, ndërsa PZAP-i thotë se nuk kishte asnjë ankesë për këto vota.
